Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Atentati ndaj Ines Hajrulla, dënohet me burg përjetë nipi i ‘Çipurit’, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për 4 anëtarët e grupi “Çam”

-640-0-1667646921xkronik-344

Tre vite nga sulmi me armë ndaj Ines Hajrulla dhe dy miqve të tij në Vlorë, gjykata e këtij qyteti i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor ndaj 5 të pandehurve, duke kaluar në konkluzionet përfundimtare të prokurorisë.

Përfaqësuesja e akuzës, Elona Alvora, pak ditë më parë lexoi pretencën për 5 të pandehurit, duke i kërkuar gjykatës deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Daut Elmazit.

Ky i fundit akuzohet nga prokuroria e Vlorës për “Vrasje në rrethana cilësuese” në dëm të Ines Hajrulla, Ervis Matodashaj dhe Arbër Shollaj. Daut Elmazi, është nipi i Armando Sulejmani ose “Çipurit” të Vlorës, person ky me precedent penalë dhe pjesë e një fraksioni kriminal që konsiderohet nga policia e qytetit, si grupi i “Çamëve”.

 

Ndërsa për të pandehurin tjetër Gentjan Dautaj alis (Zoto), prokuroria kërkoi dënimin e tij me 35 vite burgim, për të njëjtën akuzë si Daut Elmazi. 33 vite burgim, prokuroria kërkoi dhe për të pandehurin tjetër, Igli Memaj alias (Suloti).

Ndërsa me 30 vite burgim, përfaqësuesja e akuzës kërkoi për dy të pandehurit e tjerë,Serxhio Ademi alias (Cima) dhe Albano Goxhaj. Pritet që në ditët në vijim gjykata e Vlorës të shprehet për dënimin ose jo, të 5 të pandehurve.

Sipas pretencës së prokurorisë së Vlorës të 5 këta persona së bashku me Fatmir Hysenin ose (Doqja), në 10 Maj 2019 kanë dashur të vrasin Ines Hajrulla, Ervis Matodashaj dhe Arbër Shollaj.

Këta persona dhe një grup djemsh të tjerë, ishin duke qëndruar në ambjentet e një lokali në shëtitoren “Lungomare”, kur janë sulmuar befasisht me armë. Si pasojë e të shtënave me armë, është plagosur lehtë në këmbë një punonjës i Bashkisë Vlorë, Dajko Canodemaj.

Hetimi i kryer nga prokurori Alfred Sali, konstatoi se autorit të sulmit i është bllokuar arma automatike, duke mos pasur mundësi të qëllonte, por është kthyer mbrapsht në makinën tip “Land Rover” që grupi e kishte vjedhur në Vlorë për ta përdorur më pas në këtë ngjarje kriminale, shkruan OraNews.

Në ndjekje të mjetit dhe personave të ndodhur në të, janë vënë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të cilat për një pjesë rruge e kanë pasur në kontakt pamor automjetin e markës “Land Rover”, me ngjyrë të zezë. Ky automjet, ka lëvizur në drejtim të fshatit Babicë e Vogël, kohë kur, në ndjekje të tij është vënë dhe një patrullë policie me motor.

Për shkak të terrenit të vështirë, është krijuar distancë dhe autorët kanë mundur të largohen duke braktisur automjetin në kodrat midis fshatrave Babicë e Vogël, Bunavi dhe Çeprat, në një vend të ndodhur poshtë antenave të shoqërive të telefonisë të lëvizsshme.

Përmes përgjimeve të kryera nga prokuroria e Vlorës, kontrolli i banesave dhe pyetja e personave të ndryshëm, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i Daut Elmazit, Igli Memaj, Gentjan Dautaj, Albano Goxhaj dhe Serxhio Ademit. Ndërkohë në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë i shpallur Fatmir Hyseni, gjykimi ndaj të cilit është i pezulluar.

Pretenca

Daut Elmazi- Burgim i përjetshëm

Gentjan Dautaj- 35 vite burgim

Igli Memaj- 33 vite burgim

Serxhio Ademi- 30 vite burgim

Albano Goxhaj- 30 vite burgim

Fatmir Hyseni- Pezulluar gjykimi

Related Posts

Leave a comment