Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Humanist në emër të Zotit

IMG_0438

Nga Alban MALSORI

Shqiptarët, në përgjithësi, si popull janë humanë dhe zemërgjërë. Po ta analizosh këtë fakt nëpër periudha të ndryshme, rezulton se kush e ka zgjatur dorën është ndihmuar përherë nga shqiptarët.

Gjatë gjithë periudhave kemi raste të ndryshme kush qiptarët e kanë dëshmuar humanizmin e tyre, siç janë për shembull, lufta e Kosovës, lufta e U.Ç.P.M.B, lufta e Maqedonisë 2001, rasti iGërdecit, vërshimet në Shkodër, tërmeti i 26 nëntorit,2019 në Shqipëri. Ky i fundit përbën edhe qëllimin kryesor të këtij shkrimi.

Me të vërtetë pasi e dëgjuam lajmin për dridhjen e tokës në Shqipërinë tonë të dashur çdo shqiptar ngado që të ishte e ndjeu veten shumë të prekur dhe çdonjëri e pranoi si personale. 

Pasi u qetësuan dridhjet e tokës, u bë e njohur humbja e jetëve, dëmet e mëdha (shembje shtëpish, ndërtesash etj.) filluan menjëherë ndihmat nga çdo anë e botës.

Edhe diaspora shqiptare si gjithnjë dha kontributin e saj, në mënyrë individuale ose në mënyrë të organizuar duke i derdhur mjetet e tyre në dytre fonde, njëri prej të cilëve ishte edhe “Fondacioni Firdeus” i drejtuar nga teologu nga Shqipëria, Elvis Naci në bashkëpunim me këngëtarin Sidrit Bejleri.

Z. Naci gjatë periudhës së tërmetit, fitoi nga populli shqiptar një besim dhe simpati aq të madhe, sa që nuk guxonte askush të fliste a të mendonte keq për të.

Misioni i mbledhjes së ndihmave filloi në çdo vend ku jetonin shqiptarë, në Kosovë, Maqedoni, Lugina e Preshevës, Kroaci, Slloveni, Austri, Zvicër,Gjermani, madje edhe në Amerikën e largët e ngado ku kishte shqiptarë, të gjitha me synimin për t’iardhur në ndihmë vëllezërve shqiptarë të ndërtonin shtëpitë e shembura nga tërmeti.

Thirrjet e bamirësit, Elvis Naçi, “hajde vëllezër t’imbledhim 10 milionë Euro dhe t’i ndërtojmë 500 shtëpi” bënë që paratë të derdheshin lumë në “Fondacinin Firdeus”, me seli në Zvicër. Në fund u deklarua se ishte arritur të mblidhej shuma e sipërpërmendur.

Kaluan mbi 4 vite e gjysëm nga përfundimi i aksionit dhe nga tërmeti që ishte aq fatal dhe me shumë dëme materiale por, halli i personave që mbetën pa kulm mbi kokë u zgjidh pjesërisht nga ana e shtetit, ndërsa nga fondacioni “Firdeus ” ku u derdhën gjitha ato para nuk u dëgjua asnjë fjalë për ndërtimin e banesave, për të cilat ishin dedikuar fondet. 

Të thuash se është një periudhë e shkurtër një ose dy muaj, do të themi se ka kohë, por, kur e sheh se kanë kaluar gati 4 vite dhe nuk jepet asnjë llogari për lekët e mbledhura prej popullit nga z. Naci për tërmetin, atëherë kjo të hedh dyshimet dhe të pyesësh veten: – O Zot, ku shkuan gjithë ajo lutje dhe fjalë të bukura në emër të Zotit që i shprehte hoxha Elvis për të bindur popullin?!

Është e dhimbshme, por duket sikur kemi mbetur pa fjalë. E megjithatë, një fjalë për hoxhë Elvisin e kemi:

I nderuari hoxhë Elvis Naçi; do të kishte qenë e udhës që për një peridhë kaq të gjatë, për aq shumë lek të mbëledhura dhe për ate besim aq të madh në emër të humanizmit, të kishe dalë së paku njëherë ose dyherë në media ku të deklaroje se çka u bë me lekët e popullit, ku mbetën premtimet dhe pse nuk u ndërtua asnjë shtëpi, ose së paku,dhuroje publikisht, në emër të humanizmit ndonjë shtëpi!

I nderuar hoxhë; me mosparaqitjen tuaj, duke e bërë veshin të shurdhët për gjithë paratë e mbledhura e futni në dyshime çdo shqiptar, se i ke keqpërdorur paratë ose më qartë të shprehemi, se mjetet e mbledhura për tërmetin e kanë ndërruar destinacionin në spitalin tuaj privat dhe në dyqanin e juaj të syzeve super luksoze.

Humanizmi nuk bëhet në këtë mënyrë, z. Naçi…

Ndaj, do tju kisha lutur që në emër të Zotit, besimin te i cili predikon, të dalësh në media dhe të raportosh se çka u bë me gjithë ato para të mbledhura dhe të na e mbyllësh gojën të gjithëve ne që dyshojmë te ti. Në këtë mënyrë, edhe ti do të kesh ndërgjegjen tënde të pastër.

Leave a comment