Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Nuk di ku t’i fsheh 1.6 mln paundë” – 24 vite burg për “Tullacin”, shqiptari që “zbardhi” Britaninë me kokainë

-800-0-949dd938223757328a55925a34dcdd79

Helios Nanaj, një 37-vjeçar shqiptar që njihet si mbreti i kokainës dhe që u arrestua gjatë sekuestrimit të sasisë më të madhe të drogës së kapur në historinë e qarkut Gloucestershire, është dënuar me 24 vite burg nga drejtësia angleze.

I ashtuquajturi “Tullaci”, Nanaj u shpall fajtor për katër akuza që lidhen me shpërndarjen e drogës së klasit A dhe një akuzë për import të një sasie rekord kokaine në Britani.

37-vjeçari u arrestua pas një hetimi nga Policia e Gloucestershire dhe Agjencia Kombëtare e Krimit, pasi zbërthyen të dhënat e marra nga telefonat e një grupi kriminal të koduar, sipas një stili ushtarak.

Çështja për të cilën Nanaj u hetua ekspozoi një pjesë të madhe të tregtisë së kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, pasi rrjeti që ai drejtonte futi në ishull disa qindra kilogramë drogë.

Imazhet që prokurorët nxorën nga telefoni i tij tregojnë që reklamonte veten duke pozuar ne foto me para dhe veshje të shtrenjta apo pajisje, duke menduar se brenda rrjetit ku komunikonte me anëtarët e grupit ishte plotësisht e sigurt.

“Perandoria” e kokainës u shemb kur Encrochat u godit nga Europol në maj 2020, duke zbuluar informacione rreth rrjeteve të furnizimit me drogë në të gjithë kontinentin.

Po atë muaj, policia arrestoi një nga shpërndarësit që punonte për llogari të Nanajt në Gloucester me rreth 60.000 £ cash, që i kishte përfituar nga shitja e dy kilogramëve kokainë.

Dhimitri Gjini, u gjet me një telefon të koduar Encrochat, i cili u zbërthye nga NCA për të identifikuar më pas furnitorin, që ishte Nanaj me banim në Londër, i cili përdorte pseudonimin “Boboku” dhe “Lilacmind”, e në atë kohë po lëvizte sasi të mëdha të kokainës në të gjithë vendin, duke përfshirë qarkun e Gloucestershire.

Më pas regjistrat e tij të bisedave zbuluan se ai nuk ishte vetëm përgjegjës për rreth 500 kg kokainë të importuar, por edhe se Nanaj kishte fituar aq shumë para sa gjatë pandemisë, ai po ankohej se nuk kishte se ku t’i fshihte 1.6 milion £ që kishte në gjendje.

Prokurorja e çështjes, Ann Hampshire tha në gjykatë se Nanaj ishte “kreu i një grupi të gjerë të krimit të organizuar që përdorte një rrjet shumë të sofistikuar për të importuar dhe shpërndarë në Mbretërinë e Bashkuar qindra kilogramë drogë shumë të rrezikshme”.

Leave a comment