Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksion ‘blic’ në Berat, policia arreston një 65-vjeçar dhe sekuestron armë e municione luftarake

auto_policia-naten-0-1024x538-1-770x4051703105368

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka nisur sot një operacion “blic” në zonën e Kutallisë. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se në pranga ka rënë 65-vjeçari, Enver Shehu.

Mësohet se pjesë e këtij operacioni janë bërë të gjitha strukturat e DVP-së Berat dhe qëllimi i operacionit është kapja e personave në kërkim, kultivimi i hashashit, gjetja e armëve e municioneve etj.

Mësohet se në një banesë në fshatin Drenovicë është gjetur një arsenal armësh e municionesh.

Sipas burimeve, policia ka sekuestruar deri më tani 1 pistoletë, dy armë gjahu pa leje dhe sasi kutish me fushekë e municione luftarake. Në prangat e policisë ka rënë 65-vjeçari Enver Shehu, ndërkohë që aksioni po vijon ende.

Related Posts

Leave a comment