Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I ngarkuari me punë i SHBA: Duhet llogaridhënie e vërtete brenda Policisë së Shtetit

-640-0-1704908681x418845828-779002224254937-3162208323489900005-n-128

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një njoftim mbi takimin e të ngarkuarit me punë David Wisner me kreun e Mbykqyrjes policore. Takimi është bërë në një kuadër, kur po kryhet një process pastrami brenda policisë së shtetit.

Në njoftim theksohet se : Në takimin e tij të parë me kreun e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe ekspertët e zbatimit të ligjit të Ambasadës së SHBA në Tiranë vlerësuan rolin në rritje të agjencisë në forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit dhe rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit brenda organeve ligjzbatuese të vendit. Llogaridhënia e vërtetë është thelbësore për ndërtimin e besimit te forca policore shqiptare dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me drejtuesit e organeve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të zgjeruar këtë kapacitet”.

Related Posts

Leave a comment