Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulohen prapaskenat: Oferta nga Milani dhe te Atl. Madrid, pse Armando Broja u transferua te Fulham

-800-0-5085f9345295b8898c4c88426c4ed417

Armando Broja transferohet te Fulham, me formulën e huazimit deri në fund të sezonit, për shifrën e 4 milionë eurove. Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar kaloi një të enjte mjaft intensive, teksa kalimi nga Chelsea te klubi tjetër londinez u vendos vetëm në orët e fundit të merkatos.

Emri i Brojës u shndërrua në një telenovelë të vërtetë gjatë muajit janar, teksa disa e fundit e bëri edhe më interesante garën për shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Fulham e Wolves në Premier League, por edhe Milan e Atletico Madrid, paraqitën zyrtarisht ofertat për të marrë sulmuesin kuqezi në huazim deri në fund të sezonit, teksa SuperSport mëson edhe prapaskenat e bisedimeve, që në fund sollën kalimin e Brojës te klubi londinez.

Krahas Fulhamit e Wolvesit që punonin prej ditësh, spanjollët e Atleticos së Madridit shfaqën zyrtarisht interes për sulmuesin mëngjesin e kësaj të enjteje, duke qenë se dështuan të marrin italianin Moise Kean nga Juventusi. Megjithatë Chelsea refuzoi shpejt ofertën për shkak të raporteve jo të mira me klubin madrilen dhe trajnerin Simeone.

Me kalimin e orëve në garë hyri edhe Milani, një klub që ka shfaqur interes të vazhdueshëm për Brojën dhe vetë sulmuesi kuqezi dha miratimin për transferimin në Milano. Por edhe kjo pistë ra shpejt, pasi kuqezinjtë kërkonin ta merrnin Brojën në huazim, pa paguar asnjë tarifë ekstra, përveç pagës së tij deri në fund të sezonit.

Pikërisht në këtë pikë bëri diferencën Fulhami, që ofroi 4 milionë paundë deri në fund të sezonit dhe bindi Chelsea-n të pranojë huazimin e sulmuesit. Megjithatë bëhet me dije se Fulham nuk u preferua vetëm për paratë që ofroi, por edhe për faktin që mban Brojën në Premier League dhe i garanton më shumë hapësira në formacion.

Këto dy element janë vlerësuar si mjaft të rëndësishëm te Chelsea, pasi drejtuesit e klubit vijojnë te besojnë ende te Broja dhe e shohin këtë huazim 4-mujor thjesht si një mundësi që sulmuesi shqiptar të luajë rregullisht dhe të rigjejë formën e tij më të mirë, pas dëmtimit të gjatë që e mbajti larg fushave për më shumë se 10 muaj.

Fulhami ishte në kërkim të dëshpëruar për një sulmues dhe Broja do të ketë mundësinë që me fanellën e klubit që i ka shënuar golin e vetëm këtë sezon në Premier League, të shënojë edhe shumë gola të tjerë, për të bindur Sylvinhon t’i japë një biletë për në Europianin e Gjermanisë.

Related Posts

Leave a comment