Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

JLO thyen dy rekorde

-640-0-1708444214xjlo-1-773

Projekti i ri i Jennifer Lopez ka një fillim shumë të mirë.

Albumi i ri i 54-vjeçares “This Is Me…”,  qëndron në vendin e parë në Apple iTunes.

Gjithashtu edhe filmi i saj shoqërues me të njëjtin emër është në vendin e parë në Amazon Prime, ku po transmetohet.

“Ajo është e emocionuar që albumi dhe filmi po shkojnë kaq mirë”, tha një burim për DailyMail. “Ajo kishte një ndjenjë që fansat e saj do të reagonin në një mënyrë pozitive ndaj “This Is Me…”, sepse është shumë personale. Është vizioni i saj dhe një shfaqje e lirisë së saj krijuese.’

Disa nga këngët e saj të reja që kanë filluar të dëgjohen përfshijnë “This Me… Now”, “Rebound”, “Not”.

Më tej: dokumentari i saj” The Greatest Love Story Never Told” do të dalë më 27 shkurt.

Leave a comment