Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U dënua për shpifje kundër Lukashenkos, vdes në burg opozitari bjellorus

-800-0-1708445993xcaptureeepng-435

Ish-anëtari i Partisë Socialdemokrate Bjelloruse, Ihar Lednik 64 vjeç, i cili u dënua me tre vjet burg për shpifje ndaj presidentit të atij vendi, Aleksandër Lukashenko, vdiq në një burg të Bjellorusisë, raporton ANSA.

“Ihar Lednik, ish-anëtar i Partisë Socialdemokrate të Bjellorusisë, aktivist dhe gazetar ka vdekur në burg në moshën 64 vjeçare”, njoftoi partia në Telegram, ndërsa lajmin e konfirmoi organizata joqeveritare për të drejtat e njeriut “Vyasna”.

Ai u arrestua në dhjetor 2022 dhe u dënua me tre vjet burg për shpifje ndaj Lukashenkos, pas një botimi në gazetën e Partisë Socialdemokrate.

Partia e tij theksoi se gjatë periudhës së burgut gjendja e tij “u përkeqësua ndjeshëm” dhe ai iu nënshtrua një operacioni për një problem gastrointestinal, si dhe vuante nga një problem në zemër, por nuk u dha për shkak të vdekjes.

Liderja e opozitës bjelloruse Svetlana Tihanovska njoftoi në platformën X (Tëitter) për vdekjen e Lednikut.

“Zemra ime është thyer pas vdekjes së të burgosurit politik Lednik, një nga liderët e Partisë Socialdemokrate Bjelloruse dhe një luftëtar i palodhur i lirisë. Kjo vdekje është një simbol tragjik i brutalitetit të regjimit të Lukashenkos. Ai duhet të përgjigjet për vdekjen e të gjithëve. për çdo hero të rënë”, tha Tikhanovskaya.

Leave a comment