Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zelensky krahason Putinin me Hitlerin: Duhet të jeni të përgatitur nëse ju hedhin raketa

-800-0-1709128248xcapp-710

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se çdo vend duhet të jetë i përgatitur për një sulm të mundshëm nga Rusia.

Në konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Zelensky u shpreh se Putini është një vrasës, duke e krahasuar atë me Hitlerin.

“Gjëja më e rëndësishme për të kuptuar është që kur ndajmë nisma këto janë hapi i dytë, apo i katërt, por hapi i parë është mbrojtja. Kjo është e rëndësishme.

Ne na duhet të përballemi me një vrasës. Një Hitler. Është një rrezik i madh që i kanoset vendit tonë. Të gjithë duhet të përgatitemi për luftë apo për paqe, nuk është e rëndësishme, por duhet të përgatitemi për hapat që do të ndërmarrë Putini.

Në rast se nuk e bëjmë këtë, Që ai të zmbrapset ne duhet të përgatitemi për lufte. Ju duhet të jeni të përgatitur nëse ju hedhin raketa. Ne Putini do ta mundim. Kjo është iniciativa jonë”, tha presidenti i Ukrainës.

Related Posts

Leave a comment