Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Niko Peleshi thirrje investitorëve shqiptarë: Hidhni sytë nga biznesi i sigurisë dhe mbrojtjes

-800-0-3ef27c883b3c8cfa5fae4a44982baf18

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i bëri thirrje investitorëve shqiptarë që të hedhin sytë nga biznesi i sigurisë dhe mbrojtjes.

Peleshi bëri apelin gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News.

Poliçani prej vitesh nuk punon. Duam të hyjmë në tregun e industrive ushtarake, po kërkojmë investime. I bëj thirrje investitorëve edhe shqiptarë, të hedhin sytë nga biznesi i sigurisë dhe mbrojtjes. Ne po kërkojmë investime, kemi bërë hapa serioze me MSPA për të hartuar një studim. Pjesa e madhe e makinerive nuk punon më.”, tha ministri Peleshi.

Ndër të tjera ai tha se “Lufta në Ukrainë është e ashpër ndaj një shteti të madh siRusia. Ukraina po lufton dhe heroizmi i tyre nuk mjafton nëse nduk do jetë i ndihmuar ushtarakisht. E keni dëgjuar çështjen e furnizimeve dhe kapaciteteve të kufizuara në disa vend et ë prodhimit të armëve. Ukraina ehte në kërkim të tregjeve të reja. Shqipëria është një nga vendet e pakta që nuk ka një industri ushtarake aktive. Në regjimin e kaluar kemi qenë të militarizuar.”

Related Posts

Leave a comment