Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“S’ka dorëzim”, Vuçiç e gdhin me ministrin e Mbrojtjes për situatën në Kosovë

-640-0-a3aaeeb0c130090516dfdb4ca2212a35

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka bërë me dije se mbrëmë nuk ka fjetur, por ka ndenjur gjithë natën zgjuar, me dy prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Serbi, ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së këtij shteti, Milan Mojsilloviç.

“Gjatë natës dhe në mëngjes me ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç dhe udhëheqësin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviç…nuk ka dorëzim”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Vuçiç lë të kuptohet se arsyeja e takimit me këta dy persona është situata në Kosovë.

Në veri të Kosovës mbrëmë pati tensione, për shkak të pranisë më të shtuar të policisë. Në një njoftim të policisë thuhet se sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit.

Sipas policisë, njësitë që ishin në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”.

Related Posts

Leave a comment