Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hajduti hyn dhe del nga dritarja! Punonjësit të gardës i vjedhin armën e shërbimit në shtëpi, në kërkim autorët

1709217052xcapp-transformed-505

Dhimitër Prifti, punonjës i Gardës së Republikës, ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur armën e shërbimit. Sipas 36-vjeçarit, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë kryer vjedhjen.

Në videon e siguruar nga Vox News shihet se si hajduti pasi studion terrenin, hyn nga dritarja duke dalë më pas po nga dritarja së bashku me sendet e vjedhura, mes të cilave siç dyshohet, edhe arma e punonjësit të Gardës.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Posts

Leave a comment