Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Himara International Music Festival – A Documentary Journey

IMG-20240229-WA0005
Të enjten, më 22 shkurt, në ambientet e Qëndrës së Artit Agimi në kryeqytet, u zhvillua eventi promovues i Himara International Music Festival- A Documentary Journey.
Ky festival vjen si nismë e dy pianistëve Endri Nini e Rea Veizi, dhe zhvillohet prej dy vitesh në Himarë gjatë stinës së verës, duke sjellë një programacion të larmishëm dhe mbi tridhjetë artistë nga vendi, Europa, USA, Amerika Latine e Azia.
Kësaj here, në prelud të edicionit të tij të tretë, Himara International Music Festival, erdhi me një dokumentar të realiëuar nga Octular Studio, i cili ftoi publikun në një rrugëtim emocionesh, përshtypjesh dhe peisazhesh mbreslënëse të Himarës në brendësi të këtij festivali.
Eventi që nisi me shfaqjen e dokumentarit në sallën historike të Kinema Agimi, u moderua nga gazetarja Arlinda Çausholli, e cila përmes fjalës së artikuluar me shumë elegancë e ngrohtësi ftoi në bashkëbisedim panelistët Aleksandër Çipa, gazetar i njohur dhe drejtues mediatik, Herida Duro, violiste dhe drejtore e përgjithshme në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, dhe Rea Veizi si udhëheqëse artistike e Festivalit, bashkëbisedim ky në të cilin mori pjesë edhe publiku në salle me pyetje e kuriozitete të ndryshme rreth organizimit të tij dhe pritja që I kanë bërë turistët e shumtë në dy edicionet.
Realizimi i festivalit në një nga monumentet më të bukura të jugut sic është kalaja e Hiamrës, risia artistike, veprat premierë, promovimi i muzikës dhe artistëve shqiptarë, ekselenca artistike, natyra ndërkombëtare e festivalit, sfidat për realizimin e tij si dhe vlera e ketij Festivali per kulturen dhe turizmin e Himarës në vecanti dhe për të gjithë vendin në pergjithësi, ishin disa nga temat e permendura gjatë bashkëbisedimit në sallë.
Himara International Music Festival vjen sërish gjatë gushtit 2024 në edicionin e tij të tretë i cili premton të sjellë për publikun artdashës një programacion plot ngjyra e performanca mbreslënëse.

Leave a comment