Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha gati ndryshimet statusore, Gazment Bardhin e cakton nënkryetar

-640-0-bardhi-berisha-948

Top Channel ka mësuar se kryesia e Berishës do zgjerohet edhe me emra te tjerë te grupit Bardhi Më 5 mars mblidhet Këshilli Kombëtar i Rithemelimit që do miratojë ndryshimet në statut të cilët i hapin rrugë ndryshimeve edhe në kryesinë e Rithemelimit.

Rithemelimi mban të martën, 5 shkurt, mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku pritet të miratohen ndryshimet në statut që bëjnë nënkryetar të Rithemelimit Gazment Bardhin, (si kryetar i grupit parlamentar) dhe Agron Gjekmarkajn (si nënkryetar i Kuvendit).

Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku bëjnë me dije se gjithashtu do te ndryshojë përbërja e kryesisë se Rithemelimit që do të integrojë brenda disa prej figurave të grupit Bardhi.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se emrat që do bëhen pjesë e Kryesisë së Rithemelimit janë deputeti Ervin Salianji si zv.kryetar i grupit parlamentar dhe kryetarët e komisioneve parlamentare që ka grupi Bardhi, pra Jorida Tabaku dhe Zheni Gjergji.

Related Posts

Leave a comment