Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shpërthimi në Lushnje, linja e tensionit të lartë ra mbi depozitat e gazit

-800-0-e980ff3dd840a8663446b095432f82a0

Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela është jashtë rrezikut për jetën thonë burime nga spitali i Lushnjes, ku janë shtruar edhe 5 të plagosur të tjerë përveç tij.

Gjendja e tyre është e rëndë, pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm në kapanonet që po ndërtoheshin në periferi të qytetit.

Dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë linja e tensionit të lartë që ka rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese.Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset dhe forca të shumta policie, ndërsa mbetet për t’u verifikuar nëse shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një gabimi njerëzor që mund të ishte shmangur.

Related Posts

Leave a comment