Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Ëndrra të çmendura dhe paranojake”, Rusia kundër Macron: Po përfshihet më shumë në luftë

-800-0-1661416496xmacronpng-602

Nuk ka vonuar reagimi i Rusisë ndaj deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron. Shefi i shërbimeve sekrete, Sergei Narishkin i cilësoi si “ëndrra të çmendura dhe paranojake” idetë e Macron, i cili për herë të dytë në pak ditë nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave europiane në Ukrainë.

Pas tij, reagoi edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cili tha se Franca ishtetashmë e përfshirë në luftë dhe kishte sinjalizuar gatishmërinë për përfshirje edhe më të thellë.

“Padyshim që i lexojmë deklaratat e Macron. Fakti që Rusia është një armik i Francës, është i qartë, pasi Parisi është tashmë i përfshirë në luftë.Duke gjykuar nga deklaratat e presidentit Macron, ai po mendon të rrisë nivelin e përfshirjes”, ishte deklarata e zëdhënësit të Kremlinit.

Related Posts

Leave a comment