Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SHBA tjetër grusht “non gratës” Sali Berisha

Yuri-Kim-Sali-Berisha

“Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë.“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe vitin e ardhshëm do të kremtojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Marrëdhëniet tona i  mbijetuan komunizmit dhe diktaturës për shkak të angazhimit të përbashkët për demokraci dhe respektit të ndërsjellë.”

Është ky teksti i deklaratës së zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, me të cilin ai  hodhi sot poshtë akuzat e bëra në Shqipëri nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili mëse njëherë ka artikuluar publikisht se ambasadorja Kim po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama.

Deklarimin zëdhenësi e adresoi nëpër seksionit shqip të radios Zeri i Amerikës. Akuzat më të pamoralëshme në adresë të ambasadores Yuri Kim, Sali Berisha i adresoi në datën 11 dhjetor 2021, nga stadiumi “Arena Kombëtare”, ku mbajti kuvendin e rithemelimit të krahut antiamerikan të PD-së. Ndër të tjera kuvendari “non grata” e  sulmoi hapur Ambasadoren Amerikane, duke e akuzuar se, më shumë sesa një përfaqësuese e SHBA, por sillet njëlloj si ambasadori i ish-Bashkimit Sovjetik dikur në Tiranë. Sipas Berishës, ndërhyrja e Yuri Kim në Shqipëri është mjerane dhe brutale./ Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment