Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, tha se Bashkimi Evropian duhet që të rishikojë procesin e anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Këto komente Sassoli i bëri në hapje të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, temë e të cilit këtë vit është e ardhmja e BE-së dhe Ballkanit.
Sassoli tha se e stabiliteti i BE-së është duke u sfiduar përveç nga pandemia e COVID-19 po ashtu edhe nga rreziqe të tjera, siç janë lajmet e rreme si dhe propaganda që vjen nga jashtë.
Sa i takon anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian, Sassoli tha se BE-ja duhet të rishikojë sa më parë qasjen e anëtarësimit.