Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar publikisht mashtrimin me gjyqin ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Edhe pse gjatë këtyre muajve pasi u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar dhe madje është shfaqur optimist se ka paditur Sekretarit Blinken në një gjykatë në Parisë në Francë. Por duket se e gjitha kjo ka qenë një propagandë, pasi gjyqi ndaj Blinken nuk është regjistruar kurrë në shtetin francez, siç pretendon Berisha. Kjo gjë është pranuar dhe pohuar edhe nga vetë ish-kryeministri Berisha, i cili i pyetur në një intervistë televizive, se si po shkon gjyqi në Francë ndaj Blinken, u shpreh se dy faktorë janë kundër duke përmendura faktin që asnjë nuk është shtetas francez, dhe së dyti që Sekretari i Shtetit ka imunitet duke pranuar kështu se gjyqi ka dështuar.“Avokati po merret me të, do të më njoftojë. Nuk merrem unë fare, ai ka bërë padinë. Dy faktorë janë kundër dhe janë shumë të fortë: Fakti që asnjë nuk është shtetas francez, dhe së dyti që Sekretari i Shtetit ka imunitet. Tani të them çfarë ka në favorin tim. Në favorin tim është një ligj ndërkombëtar i pashkruar: shpifja dënohet aty ku del. Si rregull, shpifja nuk është funksion zyrtar, ndaj imuniteti mund të jetë ose mund të mos jetë. Unë nuk kam paditur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi gjykata është shumë e kushtueshme”, tha ai. Ndër të tjera, ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar për herë të parë shumën që ka paguar për avokatin francez, i cili ka ngritur padinë ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur se ka paguar një shumë rreth 7 mijë e 200 euro, e cila sipas tij është më e lira që mund të paguante ndaj çdo avokati në Shqipëri.“A ta them, e them për herë të parë, avokati më ka kushtuar vetëm 7 mijë e 200 euro. a 7 mijë e 100 a 7 mijë e 200, nuk jam i sigurt, por pak a shumë, kjo është vlera. Më lirë se çdo avokat që do të gjeja në Shqipëri”, deklaroi ai.
Related Posts
Me tensione dhe debate po shoqërohet protetsta e ditës së sotme. Ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar Ramën se “tek Porti i…
Avokati Spartak Ngjela analizon pse Sali Berisha gabon që nuk paraqitet në gjykatë dhe refuzon të njihet me masën e…
Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu është shprehur se Sali Berisha nuk vjen dot i vetëm në pushtet. Në një…
Sali Berisha njoftoi se aksioni opozitar do të fillojë më 12 nëntor 2022. Berisha tha se bashkëpunimi me Partinë e…
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar me anë të një postimi në ‘Twitter’ pas deklaratës së Sali…
Sali Berisha, pati një prononcim për mediat pas votës që hodhi për primaret që po zhvillohen në selinë blu. Ai…
Nga Arbër DALMATI- Edhe pse grupi politik folklorik “Foltorja”, nuk ka vendim gjykate të formës së prerë, për të përdorur…
Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta kundër kreut të PD-së Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit,…
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Kolonjë, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët. Berisha dëgjoi shqetësimet dhe sugjerimet e…
Teksa Belind Këlliçi ka shprehur ambicien për të kandiduar në primaret e PD-së për të qenë kandidat për kryetar të…
Partia Socialiste e Shqipërisë ka triumfuar në shumicën e bashkive të Shqipërisë në zgjedhjet vendore. Deri më tani ka fituar…
Evi Kokalari i ka bërë thirrje Sali Berishës që të shkojë në shtëpi bashkë me të bijën pasi lufta e…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar protestës madhështore të shqiptarëve që janë mbledhur në Bulevardin ‘Dëshmorët e…
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas akuzave të rënda që Sali Berisha bëri ndaj tij gjatë një emisioni televiziv….
Ka nisiur me tensione të ashpra seanca e sotme plenare. Sali Berisha është futut “live” në Facebook-un e tij, pasi…