Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha: Në 12 nëntor nisim aksionin e madh opozitar ndaj regjimit të Ramës

-640-0-1666781482xberishaa-689

Sali Berisha njoftoi se aksioni opozitar do të fillojë më 12 nëntor 2022. Berisha tha se bashkëpunimi me Partinë e Lirisë dhe më forcat e tjera nis zyrtarisht më 12 nëntor në një betejë sipas tij pa kthim.

“Opozita, PD dhe PL dhe forca të tjera opozitare nisin më datën 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer, regjimit t narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të partisë shtet, regjimit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës.

Po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale të krijuar nga vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të qytetarëve shqiptarë. Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet.

Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet”, tha Berisha.

Related Posts

Leave a comment