Nga salla e Kuvendit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u është përgjigjur akuzave të ditëve të fundit të bëra nga opozita, për ndryshimin e dietës ushqimore të fëmijëve në qendrën “Zber Hallulli”. “E keni reduktuar qellimisht ne vetem dy fjali, raportin e KLSH-së”, i është drejtuar Manastirliu deputetëve të opozitës. “Dhe për fat të keq, recitoni por nuk dini as se per çfare flisni. Fëmijëve pa kujdes prindëror në “Zyber Hallulli” dhe në çdo qendër tjetër në Shqipëri, nuk u është reduktuar menuja, nuk u janë prekur as dieta kalorike dhe as cilësia e menusë ushqimore! Nuk ka ndodhur!” Menuja ushqimore përcaktohet një grup multidisiplinor specialistësh dhe respektohet deri në një nga stafet e këtyre qendrave, ka shtuar ministrja, duke sqaruar se “furnizimi me ushqime për fëmijët e qendrës Zyber Hallulli bëhet mbi bazën e një kontrate, e cila ka përcaktuara që në krye të herës çmimet e ushqimeve dhe ky furnizim ka vazhduar normalisht sipas kritereve të procedurës së tenderit, duke respektuar rigorozisht dietën e përcaktuar nga ekipi shumëdisiplinor i specialistëve”. Në fund, ministrja ka patur dhe një thirrje për deputetet e PD që në mënyrë të pakujdesshme, në deklaratat e tyre politike, i kanë quajtur këta fëmijë “jetimë”: “I keni trazuar dhe shqetësuar ata fëmijë dhe shqetesimet më kanë mbërritur nga edukatoret, që ndryshe nga ju, kujdesen dhe jetojnë përditë me ta. Janë fëmijë pa kujdes prindëror dhe jo jetim”, u shpreh Manastirliu.
Related Posts
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se opozita po zhvillon takime në mënyrë të vazhdueshme dhe janë gati…
Edi Rama nga Dibra ka shpjeguar se cfare nenkupton fushata e fundit e mazhorances. “Së pari synon një hapje të…
Nga Eduard Zaloshnja Nga një sondazh që zhvillova për emisionin Top Story të Sokol Ballës, rezultoi se pothuaj 40% e…
Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar situatën politike në vend dhe jo vetëm. Gjatë një interviste për…
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk do të jetë i pranishëm në protestën që Partia Demokratike do të zhvillojë…
Analisti Eduard Zaloshnja ka komentuar zhvillimet politike, që nga Kongresi i PS deri tek opozita. Zaloshnja thotë se Rama tregoi…
Kryeministri i vendit, Edi Rama në fund të fjalës në Kuvend tregoi se çfarë e ndanë atë nga opozita dhe…
Teksa grupi i Rithemelimit ka thirrur protestë, protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë hedhur vezë në drejtim të Bashkisë së…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme konferencn e përjavshme me gazetarët. I pyetur nëse…
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ishte i ftuari i radhës në podkastin “Inside Albania” nga gazetarja Alice Taylor….
Sali Berisha është shprehur sërish se protesta e opozitës do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përmes një postimi…
Kreu i LZHK-së, Dashmir Shehi tha se nëse grupimi i Berishës dhe ai i Alibeajt nuk arrijë konsensus me kë…
Është mbyllur protesta kombëtare e opozitës, e cila nisi në orën 17:30, dhe u mbajt para Kryeministrisë. Në këtë protestë…
Kreshnik Spahiu ka komentuar qëndrimin që mbajti i dërguari i shtetit amerikan, Gabriel Escobar për Sali Berishën. Ai tha se…
Partia kryesore opozitare e Turqisë kryeson në disa nga qytetet më të mëdha të vendit, duke përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe…