Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shtohet misteri për zhdukjen e ‘mbretit të llotove’, del një foto tjetër e Ervis Martinaj në plazh

-640-0-1665045329xmartinaj-782

Teksa grupe të tjera kriminale po zënë tashmë hapsirën në media, si Kasandër Noga, Rrumi i Shijakut etj, sa vjen e shtohet misteri për fatin e Ervis Martinajt, i ashtuquajturi mbreti i lojërave të fatit në Shqipëri.

Në media shfaqet një foto e papublikuar më parë e biznesmenit Ervis Martinajt, i cili shfaqet në plazh, nën shoqërinë e një personi që nuk identifikohet.

Nuk dihet nëse fotoja është bërë para apo pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij. Ka dyshime se vendi ku ndodhet është jashtë Shqipërisë, Turqi, Greqi, Brazil apo ndonjë vend tjetër, pasi duket një hapsirë pa shezloge përreth, ku Martinaj duket i sigurt.

Por nuk përjashtohet as mundësia që Matinaj të ndodhej në zonën e Dhërmiut, ndonëse i rrethuar nga armiqtë e shumtë, të investuar për ta eliminuar fizikisht.

Kujtojmë se që prej datës, 8 gusht nuk ka asnjë informacion mbi fatin e Ervis Martinajt… Në një kohë që në media kanë qarkulluar disa lajme që thotë se është arratisur, një tjetër version që është vrarë apo marrë peng, një njoftim policie ka treguar se Martinaj ka qenë protagonist i një tjetër ngjarjeje kriminale.

Referuar njoftimit, 2 dhjetor 2021, Ervis Martinaj ka dhunuar një person. Sipas një dokumenti të Policisë së Shtetit, ai ishte konfliktuar më herët me një person në Laç duke e rrahur, e ky i fundit ka shkuar dhe e ka denoncuar në Polici, duke ngritur dhe një çështje penale për të./VoxNews

Related Posts

Leave a comment