Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Do të të djeg ty dhe fëmijët”, dënohet me burg 38-vjeçari shqiptar në Greqi

-640-0-739143255b66b2eda7d3b045a0465520

Një 38-vjeçar shqiptar është dënuar nga një gjykatë greke me dy vite e gjysmë burg, pasi kërcënoi se do të digjte ish-bashkëshorten e tij 29 vjeç dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Ngjarja në familjen shqiptare ka ndodhur më 30 mars në Selanik, ku burri ka shkuar në shtëpinë ku jeton nëna e re me fëmijët e tyre të mitur, duke thyer hyrjen kryesore të pallatit dhe më pas është ngjitur  në banesë dhe i kërcënoi se do t’i vriste.

I pandehuri, i cili deri më sot kishte gjithsej tetë dënime për dhunë në familje, megjithatë ato ishin të pezulluara, nuk u ndal me kaq, pasi kur ish-bashkëshortja nuk pranoi t’i hapte derën për të hyrë në banesë, sepse kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijëve, ai i vuri flakën hyrjes së pallatit duke shqetësuar dhe banorët e tjerë.

Mediet greke shkruajnë se kjo nuk ishte hera e parë që shtetasi shqiptar dhunonte e kërcënonte familjen.

“Dy vite që jemi bashkë dhe në tre muajt e fundit që jemi divorcuar, vazhdon të më kërcënojë se do të më vrasë, do të më djegë të gjallë me fëmijët dhe se do të na vendosë në zinxhirë”, tha gruaja në dëshminë e saj.

Related Posts

Leave a comment