Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ngjarje e rëndë! Burri vret bashkëshorten dhe më pas veten

OIP

Shqipëria është tronditur sërish nga një krim në familje, ku burri ka vrarë gruan dhe më pas veten.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur në Divjakë, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.

“Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Related Posts

Leave a comment