Raporti final i OSBE/ODHIR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

1 Minuta Lexim

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish për raportin final të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ai ka publikuar një video ku përfshihen disa nga precedentët kriminalë dhe shkeljet zgjedhore që u bënë para dhe gjatë fushatës elektorale.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se PD dhe shqiptarët presin drejtësi, autorët e masakrës zgjedhore duhen arrestuar.

Postimi i Bashës:

25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull