Dy të burgosur që ndodhen në ambientet e paraburgimit në burgun 313 kanë tentuar të arratisen nga qelitë. Burime për Fax News bëjnë me dije se të burgosurit kanë qenë në ambientet e ajrosjes kur kanë tentuar të largohen nga qelitë.
Sipas informacioneve mësohet se ata kanë tentuar të kalojnë me anë te një çarçafi nga ajrosja në ambjentet e administratës së këtij burgu. Por plani ka dështuar , pasi ata janë kapur në kohë nga policia e Burgjeve dhe i kanë rikhyer serish në qeli.
Fax Newss tentoi të komunikojë zyrtarisht me drejtorinë e burgjeve për këtë informacion lidhur me personazhet që tentuar arratisjen por nuk kanë marrë përgjigje nga drejtoria e burgjeve. Nuk dihet se kush janë personat që kanë tentuar të largohen nga burgu dhe për cfarë veprash penale janë arrestuar dhe mbahen në ambientet e këtij paraburgimi.