Edhe kjo e diel e denjë për plazh, temperaturat shkojnë deri në 37°C, vranësira kalimtare zgjasin deri në mesditë

1 Minuta Lexim

Vendi ynë do të karakterizohet sot nga mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare deri në mesditë, ku në zonat përgjatë kufirit lindor shfaqen vranësira kalimtare.

Por, sipas Meteoalb, sërish pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin largim gradual të vranësirave në republikën e Shqipërisë duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C mëngjesi deri në 37°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të vijojë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të diktojnë mot të kthjellët gjatë paradites. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë pjesës së parë të ditës. Edhe pjesa e dytë e ditës vijon në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat e pakta do jenë mbizotëruese.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull