Pas njoftimit të disa ndryshimeve të shpallur që ditën e parë të marrjes së pushtetit në Afganistan, mes të cilave dhe vendosjen e ligjit të sheriatit, talebanët po mendojnë të ndryshojnë dhe vendodhjen e kryeqytetit.
Sipas raportimeve më të fundit, në bisedimet që po zhvillohen për krijimin e qeverisë së re, po diskutohet edhe çështja nëse Kabuli do të jetë ende kryeqyteti i vendit apo nëse ai do të zhvendoset në Kandahar ku lindi dhe lëvizja e talebanëve.
Lajmi u konfirmua në televizionin Al Jazeera nga Abdul Qahar Balkhi, zyrtari më i lartë për kulturën i talebanëve.