Furgoni përfundoi në greminë, identifikohen dy viktima të tjera nga aksidenti tragjik

1 Minuta Lexim

Fiqiri dhe Dritë Korçari janë dy viktimat e tjera të aksidentit tragjik që ndodhi ditën e sotme në Qafë-Muzinë, pasi një furgon i linjës Sarandë-Tiranë doli nga rruga dhe përfundoi në greminë.

Dy personat në fjalë janë bashkëshortë, njëri 77 vjeç dhe trjetra 72 vjeçe, ndërkohë më herët është identifikuar dhe shoferi i furgonit, Bardhi Proda.

Mësohet gjithashtu se një vajzë e cila ndodhej në furgon i ka shpëtuar aksidentit të rëndë dhe ndodhet në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm.

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e sotme në Qafë-Muzinë, aty ku një furgon u përplas me një Land Rover. Dyshohet se fuoristrada i preu rrugën furgonit dhe pas përplasjes, ky i fundit përfundoi në një greminë mbi 30m poshtë. Pesë pasagjerë që ndodheshin në furgon kanë humbur jetën

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull