E habitshme! Mbretëresha Elizabeth mban gjithmonë një qese me gjak kur udhëton, ja arsyeja

1 Minuta Lexim

Të jesh pjesë e një prej familjeve mbretërore më të rëndësishme të të gjitha kohërave, është shumë më e vështirë nga ç’mund ta imagjinoni. Dhe kur kjo familje është familja mbretërore angleze, e cila njihet për frymën hermetike dhe rigoroze të ruajtjes së privatësisë dhe respektimin të kodeve të caktuara të sjelljes, çdo lajm rreth tyre përbën bujë, edhe zakonet nga më të çuditshmet për shembull. Dhe nëse do të ndaleshim në këtë pikë, duhet të pranojmë që mbretëresha Elizabeth ka shumë për të treguar.

 

Por kjo që do të lexoni do t’ju habisë, mbretëresha udhëton gjithmonë me një qese gjak me vete. Doni të dini përse?

 

Në ndryshim nga qytetarët e thjeshtë që duhet të kenë gjithmonë një objekt identifikimi me vete si letërnjofimi elektronik apo pasaporta, mbretëresha Elizabeth nuk ka nevojë për asnjërën prej tyre. Megjithatë duhet të ketë gjithmonë një qese gjak me vete në rast aksidenti. Tjetër fakt interesant është se mbretëresha nuk ka nevojë për pasaportë, pasi është vetë ajo autoriteti ligjor që i lëshon ato./Living

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull