Akrepat pushtojnë Egjiptin/ 3 të vdekur nga pickimet, shkak u bë…

1 Minuta Lexim

Shirat e pazakontë të dendur dhe përmbytjet në Egjiptin jugor kanë shqetësuar habitatin e akrepave, të cilët kanë dalë dhe kanë pickuar tre persona për vdekje dhe qindra të tjerë kanë marrë mjekim spitalor.

Sipas nënsekretarit të ministrisë së shëndetësisë, Ehab Hanafy, një stuhi e befasishme që filloi të premten në qytetin Aswan, në Egjiptin jugor, çoi në daljen e akrepave .

Në Aswan zakonisht bie më pak se një çerek inç shi në vit, por reshjet e pazakonta sollën edhe këtë situatë. Akrepat zakonisht fshihen në të çara dhe nën shkëmbinj gjatë ditës dhe dalin natën për të gjuajtur hardhuca të vogla dhe insekte. Ende nuk janë dhënë detaje për të vdekurit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull