BB VIP – Mbrëmjen e djeshme banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” i janë nënshtruar një sfide durimi.
Ata kishin për të luajtur me “Kullën e balancës”. Gjithashtu banorëve u duhej që të respektonin sfidat apo pyetjet që janë shënuar poshtë secilës copëz dërrase.
Sfida më interesante u realizua pikërisht nga Iliri. Atij iu desh të përformonte një kërcim provokues për një tjetër konkurente, Arjolën.
Kjo detyrë u mor sa me seriozitet aq edhe me humor nga të dyja palët. Ky moment nuk kaloi as pa të qeshurat dhe brohorimat e banorëve të tjerë.