“Djali ia çoi bukën në shtëpi”/ Familjarët e Mateos: Të varet, burgu është si hotel për të

2 Minuta Lexim

Tensione mes policisë dhe familjarëve të Mateos janë krijuar sot ku këta të fundit u futën me dhunë në korridorin e Gjykatës së Fierit.

Familjarë kërkojnë dënim me varje për autorin dhe jo burg përjetë. Halla e të miturit shprehet se autorin e mbanin me bukë e ndërsa ai jo vetëm u vrau djalin, por edhe e groposi dhe më pas bënte sikur po i ndihmonte që ta gjenin.

“Ia coi bukën në shtëpi, ne e mbanim me bukë kriminelin, ai na bëri atë që s’e prisnin Bënte sikur fliste në telefon, a e gjetët djalin. Djalin kush e di ku do na e kishte hedhur natën, s’do gjenim as kufomën. Varja, a nuk ka një dënim me varje. Në burg ai do jetë si hotel, me krevat, me ushqim, me dhomë. Ku futet në grop, ai engjëll, ai ishte një gonxhe e pa çelur, ai rritej dhe zbukurohej çdo ditë.
Të vijë një dorë e krimineli që të na marrë djalin, duam vetëm varje. Të çohet populli, se kemi dhimbje shumë të madhe, na qan zemra, se lotët na janë thanë, vetëm të hyni në zemrat tona. Rama del dhe thotë nuk ka ligj me varje, po pse mo kryeministër, sot e bëri me ne, nesër dikur tjetër. Pse të lëndohemi ne, pse. I vari Sali Berisha dy, ishte shembull. Ky është shembulli, edhe vëllai im të jetë, le të varet në mes të Fierit”, shprehen familjarët.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull