Ndoshta është kooncidencë, por edhe në kohën e Luftën Antifashistë Nacionalclirimtare, shumë ngjarje të kohës janë shënuar në Labinot-Mal të Elbasanit. Qeveritë e Shqipërisë dhe e Kosovës, ndryshe nga para 78 vjetësh, janë mbledhur sot në Labinot-Fushë të Elbasanit. Më konkretisht tek amfiteatri i resortit “Rozafa”. Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, ka konkluduar edhe në disa marrëveshje, që priten të marrin jetë në kohën dhe vendin e duhur. Mbledhja ka nisur rreth orës 10-të paradites së sotme, sic dhe ishte përcaktuar. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka informuar se “marrëveshja në fushën e arsimit do të jetë për lehtësim të procedurës të njohjes së diplomave”. Kjo marrëveshje konsiston në lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (të konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave).
Ndërkohë është nënshkruar edhe një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin apo rehabilitimin e hekurudhës, “Durrës-Prishtinë”.
Një marrëveshje tjetër po aq e rëndësishme dhe e prekshme për qytetarët. Qytetarët e Kosovës do të mund të marrin lejen e qëndrimit pwr njw afat 5-vjeçar. Dhe kjo, së bashku me lejen e punës në Shqipëri, e cila mund të kryhet vetëm me një aplikim të thjeshtë. Këtë e ka bërë me dije ministri, Blendi Çuçi dhe që është nënshkruar që ditën e sotme në takimin e përbashkët.