Është bllokuar Rruga e Arbrit, e cila u inagurua vetëm një ditë më parë për shkak të reshjeve të dëborës.
Bëhet me dije se rruga është bllokuar totalisht dhe se situata më problematike paraqitet në Qafën e Murrizit.
Bëhet me dije se borëpastrueset e kanë mjaftë të vështirë për pastrimin e rrugës për shkak të ngarkesës së makinave në rrugë që përpiqen të kalojnë.
Kujtojmë që vetëm dje Rruga së Arbrit iu hoq trau dhe u hap zyrtarisht, ndërsa pati edhe denoncime nga PD, ku thuhej se rruga nuk ishte përfunduar dhe se ishte hapur për propagandë.