Futbollisti shqiptar i jep fund beqarisë, i propozon për martesë ish të dashurës së Taulant Xhakës

1 Minuta Lexim

Futbollisti i njohur nga Kosova, Florent Hadërgjonaj i ka dhënë fund beqarisë.

Hadërgjonaj i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Dorina Podrimja dhe sigurisht përgjigja e saj ka qenë “Po”.

Çifti postoi foto në rrjetet sociale nga momenti i propozimit për martesë.

‘’Ajo tha Po’’, ka shkruar futbollisti bashkëngjitur me foton ku po mban dorën e të fejuarës së tij dhe në gishtin e modeles shihet unaza e fejesës.

Ndërsa në sfond duket ambienti i zbukuruar me trëndafila të kuq dhe shkrimi klasik ‘’Marry Me (martohu me mua)’’.

Florent Hadergjonaj është një futbollist profesionist shqiptar i Kosovës i cili luan si mbrojtës i djathtë për klubin turk Kasımpaşask dhe gjithashtu për kombëtaren e Kosovës.

Ndërsa Dorina Pordimja është modele e famshme jashtë Shqipërisë e cila është shpallur ‘’Miss Suedia’’ dhe konkurruar gjithashtu në  “Miss Zvicra 2013” . Kujtojmë që bukuroshja ka qenë në një lidhje para shumë vitesh edhe me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka. Ai shpesh fliste në media për një martesë të ardhshme, e cila nuk u bë kurrë realitet.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull