Duke filluar nga data 17 janar 2022, dy kartëmonedhat e reja do të jenë në duart e publikut dhe do të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e serisë aktuale. Ato janë dizajnuar dhe prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuara sigurie.
Lajmi u bë i ditur nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri të ditur sot në konferencën për shtyp për vendimmarrjen e politikës monetare.
“Në vitin 2021, u prodhuan edhe 2 kartëmonedhat e fundit të serisë, ato me prerje 500 dhe 2000 lekë, të cilat pritet të hidhen në qarkullim duke filluar nga data 17 janar 2022, duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë sonë të re të kartëmonedhave, të përbërë nga 6 prerje”, deklaroi Sejko.
Në muajin qershor të vitit 2021 u hodhën në qarkullim 2 prerje të tjera, ato 1,000 dhe 10,000 lekë.
Shtimi i kartëmonedhës me prerjen më të madhe në vlerën 10,000 lekë, përbën edhe një risi në procesin e prodhimit të parasë në vend.



