Kush e ka thënë që Tik Tok nuk është një punë me kohë të plotë? Forbes ka zbuluar 7 krijuesit, ose ndryshe Tik Tok-ersat që kanë fituar më shumë para prej postimeve të tyre.
Të gjitha janë nën moshën 25 vjeç. Në total kanë fituar 55,5 milionë dollar. Shumica e parave janë fituar prej postimeve të sponsorizuara, që mund të shkojë nga 100 mijë dollarë në 500 mijë dollarë për postim, paguar nga kompanitë si Amazon, Prada dhe Dunkin Donuts.
Forbes gjithashtu vuri në dukje se vitin e kaluar, yjet e mediave sociale kanë filluar të zgjerojnë dhe diversifikojnë të ardhurat e tyre edhe në platforma jashtë aplikacionit. Kjo përfshin përfshirjen e roleve në filma dhe angazhimin në televizion, koncertesh dhe madje edhe krijimin e kompanive të tyre të prodhimit.
Dy vendet e para janë nga e njëjta familje.
Në krye të listës së Forbes është Charli D’Amelio, e cila mori mbi 17.5 milionë dollarë nga aplikacioni dhe burimet e tjera të saj të të ardhurave, duke përfshirë serialin e saj dhe të motrës Dixie, The D’Amelio Shoë, në Hulu markën e veshjeve Social Tourist dhe Snap show Charli Vs. Dixie.
Pas Charlit në vendin e dytë është motra e saj më e madhe Dixie D’Amelio, e cila fitoi 10 milionë dollarë.
Përveç karrierës së saj në TikTok, Dixie ka publikuar edhe këngë dhe vetëm muajin e kaluar performoi në Jingle Ball të iHeartRadio së bashku me BTS, Ed Sheeran dhe Lil Nas X.
Me 8.5 milionë dollarë është Addison Rae në vendin e tretë.
Vendi i katërt ishte një barazim midis dy krijuesve, të cilët fituan secili 5 milionë dollarë: Bella Poarch dhe Josh Richards. Përveç fitimeve të saj nga aplikacioni, Bella nënshkroi me Warner Records dhe publikoi këngën e saj të parë, ‘Build A B-tch’ që u bë hiti nr. 1 në Billboard, ndërsa Josh nisi sipërmarrje të shumta të përbashkëta, duke përfshirë një podcast të quajtur BFFs.
Në vendin e pestë janë Kris Collins dhe Avani Gregg secila fituan mbi 4.75 milionë dollarë për videot e tyre gazmore.