Lulzim Basha merr vendimin drastik për Sali Berishën dhe 8 anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit

2 Minuta Lexim

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtimin përgjithmonë nga Partia Demokratike të Sali Berishës dhe 7 prej anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.

Mësohet se vendimi është marrë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në mbledhjen e Kryesisë që zgjati për disa orë në seli.

Burimet saktësojnë se mbledhja e nisur pasditen e djeshme rreth orës 18:30 ka përfunduar vetëm rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve të Fax News anëtarët e komisionit të rithemelimit që janë përjashtuar janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu, Keltis Kruja.

Ndërkohë që për pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, Kryesia ka vendosur që ata të qëndrojnë të pezulluar. Në mesin e atyre që janë pezulluar janë Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Ledina Mandija, Tritan Shehu, Aldo Bumçi, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Lorenc Luka, Ivi Kaso, Mimoza Hajdarmataj, Genc Pollo, Genc Deromemaj, Eno Bozdo, Ervin Minallori, Rigers Muçollari dhe Bledi Himçi.

Pritet që ky vendim i kryesisë të kalojë më pas për miratim në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Mbledhja e djeshme e Kryesisë së PD-së u zhvillua nën masa ”të rrepta”, ku Lulzim Basha iu kërkoi të gjithë të pranishmëve që të hiqnin telefonat në mënyrë që të mos kishte rrjedhje jashtë të informacioneve.

Derimë tani precedenti ka treguar se Lulzim Basha ka shumicën e votave në Këshillin Kombëtar, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga Berisha për këtë vendim të marrë nga Kryesia.

Me shumë gjasë ai nuk do të njihet, sa kohë që Kuvendi i thirrur nga Berisha në 11 Dhjetor, pretendon se e ka shkarkuar këtë kryesi, dhe ka ndryshuar statutin e partisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull