Kushtet e paqëndrueshme atmosferike prej ditësh janë rikthyer në vendin tonë. Kjo situatë do të dominoj edhe gjatë paradites së sotme, deri në orët e pasdites, ku Shqipëria do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, që do të gjenerojnë reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin.
Pritet që aty këtu reshjet të shfaqen në formë rrebeshi. Në orët e mbremjes moti do të përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit do të luhaten midis vlerave 16-24°C . Era do fryë me shpejtësi mesatare mbi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4–5 ballë.