Kanë nisur kërkimet që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit, i cili një ditë më parë u mbyt në lumin Fan të fshatin Shturngaj të Miditës.
Kërkimet po bëhen nga polumbarët e Forcave RENEA ndërsa në terren ndodhen edhe forcat e policisë dhe zjarrfikësja.
Mësohet se temperaturat e ulëta dhe rrjedha e fuqishme e lumit po i vështirëson kërkimet.
I mituri dyshohet se ra në lumë ndërsa po tentonte të merrte topin që i ra teksa po luante me shokët