Berisha shfaqet i buzqeshur ne protesten per vdekjen e Jonades/ Meta kerkon doreheqjen e Rames

2 Minuta Lexim

Edhe pse qytetaret i kerkuar largimin nga protesta qe po  zhvillohet ne kryeqytet per vdekjen tragjike te Jonades, Sali Berisha jo vetem qe refuzon te largohet, por vazhdon i buzqeshur me simpatizantet e tij te bej “selfie”.  Me sa duket Berisha ka harruar arsyen se perse ka dale ne proteste. Kjo nuk eshte hera e pare qe Berisha sillet ne kete menyre. Mjafton te kujtojme ceremonine mortore te ish Presidentit Bujar Nishani , ku Sali Berisha se bashku me ish Presidentin Meidani u pane duke qeshur per disa minuta, gjate momentit kur kortezhi mortor shoqeronte arkomrin me  trupin e te ndjerit ish-Presidentit Nishani, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”

Nderkohe nga ana tjeter kreu i Partisë së Lirisë, Ilir meta i është bashkuar protestës  së qytetarëve para Ministrisë së Brendshme e cila vjen 2 ditë pas tragjedisë së Himarës, ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja Jonada AVdia, e cila u përplas në breg të detit nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.

Meta tha se sot ndryshe nga herët e tjera kemi një popull që ëhstë zgjuar dhe po reagon fort, të t’i rikthyer dinjitetin Shqipërisë.

“Nuk na duhen 3 dorëheqje, mjafton vetëm një. Këtu kemi të bëjmë me një bandë, kjo është e qartë. Nuk mjaftojnë të gjitha rastet, por mjafton vrasja e të riut Rasha, se si u vra një fmëijë që shkoi të blejë një paketë, se si u fabrikua nga shteti për të nxjerrë djalin si vrasës.

Për ngjarjen e sotme ne akoma nuk kemi një hetim, kuptojmë që këtu nuk kemi një shtet por një bandë. Por tani kemi një popull që është rizgjuar”, tha Meta

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull