Ambientet e jashtme të institucioneve publike, rrugët ndërqytetase kryesore dhe dytësore, objektet e kulturës, monumentet dhe shatërvanet do të jenë në errësirë çdo ditë pas orës 20:00.
Këto janë disa nga masat e përshkruara në aktin normativ që u depozitua sot në Kuvend.
Gjatë verës, kondicioneri nuk duhet të gradohet në temperaturë më të ulët se 27 gradë Celsius, ndërsa gjatë dimrit nuk duhet të jetë më i lartë se 21 gradë.
Ky akt normativ do të jetë në fuqi për aq kohë sa zgjat periudha e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike dhe nuk është i zbatueshëm për institucionet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, shkollat, kopshtet, komisariatet e policisë dhe institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
lnstitucioni që ngarkohet për zbatimin e këtij akti normativ është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OSHEE-së është ngritur struktura e posaçme “Task-Forca e Energjisë.