Një nga të arrestuarit ditën e sotme, është Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i cili akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Ai dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të Luis Gaxhit.
Ai është vëllai i Arjan Spahiut, i njohur ndryshe si “Arjani i vogël”, i ekzekutuar në Bruksel në nëntor 2020.
Rigers dhe Arjani janë vëllezërit e kunatit të Erion Alibejt, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.
Ardit Spahiu dhe Erjon Alibej kishin porositur tek Dumani vrasjen e rivalëve të tyre, anëtarë të fisit të Çopjave, ose siç njihen ndryshe grupi i Sakatit me qendër në Dubai.