Ukraina: Rusia eleminoi bukën për 7 milionë njerëz në botë

1 Minuta Lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian i bëjnë thirrje Rusisë që të heqë pezullimin e marrëveshjes për eksportin e grurit nga Ukraina. Përfaqësuesi i lartë i unionit për politikë të jashtme, Josep Borrell, tha se ky itinerar është tepër i nevojshëm për të përballuar krizën ushqimore globale të shkaktuar nga lufta.

Kundër vendimit të Moskës është shprehur dhe vetë Kievi. “Duke pezulluar marrëveshjen për grurin me pretekstin e rremë të shpërthimeve të ndodhura 220 kilometra larg nga korridori i grurit, Rusia bllokon 2 milionë tonë grurë për 176 anije, mjaftueshëm për të ushqyer 7 milionë njerëz në botë”, tha ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Ai shtoi se Rusia e kishte planifikuar prej kohësh pezullimin e respektimit të marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë, për situatën jo vetëm me Ukrainën, por edhe atë globale ka folur ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, që paralajmëron se ndodhemi në një krizë të rëndë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull