Belind Kellici ne SPAK per diplomen. “Bera sqarim shterrues per shpifjet!”

2 Minuta Lexim

Ish-deputeti i Partisë Demorkatike Belind Këlliçi i cili u thirr këtë të enjte në SPAK tha pas daljes së tij nga prokuroria se ka dhënë të gjitha sqarimet lidhur me diplomën e gjimnazit.  Ai i ka konsideruar shpifje denoncimet ndaj tij.

“Kam dhënë të gjitha sqarimet e mia shteruese në raport me të gjitha shpifjet, mllefin, vrerin, për shkak se kam rrëzuar një skemë korruptive me vlerë 1 miliardë euro për inceneratorin e Tiranës. Kushdo që ka diçka me mua, me deklaratat e mia, le të më dalë ballë përballë siç kam dalë unë për çdo gjë që kam hedhur firmën time. Duke iu përgjigjur gazetarëve lidhur me diplomën e shkollës së mesme ai tha

“Të vërtetën e kam thënë me dhjetëra herë publikisht, e kam sqaruar para mediave, e kam sqaruar edhe para prokurorisë së Posaçmë. Kjo çështje është ezauruar me dhjetëra herë në 2021 në 2022. Unë ato sqarime që i kam dhënë me shkrim i kam firmosur vetë në Prokurorinë e Posaçme, mund ti merrni. Arsimi dhe edukimi im është një nga krenaritë më të mëdha të mia. Jam diplomuar me nderimet më të larta. Mund të shkoni në çdo shkollë që unë kam ndjekur e të pyesni se unë nuk jam anonim. Edukimi im është arma ime më e fortë”,-tha Këlliçi.

Burime bëjnë me dije se ish-deputeti i Partisë Demokratike, u thirr në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me kallëzimin penal të bërë ndaj tij nga avokati Idajet Beqiri.

Beqiri e ka akuzuar Këlliçin për falsifikim të dokumenteve, duke përfshirë mosdeklarimin e diplomës së gjimnazit dhe falsifikimin e formularit të vetëdeklarimit gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e deputetit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull