Policia e Tiranës arrestoi katër persona të cilët akuzohen për shitjen ekstazisë në ish-Bllok

1 Minuta Lexim

 

Në pranga përfunduan Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra.

Katër të arrestuarit nga antidroga e Tiranës punonin si gazetarë në një portal lajmesh.

 

Ata kishin një zyrë në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike. Kryesisht aktivitetin e ushtronin në zonën e ish-Bllokut.

Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për kultivim kanabisi. Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivon drogë në vende të tjera.

Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë. Çmimi i ekstazisë shitej 10 mijë lekë më shumicë kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë. 

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull