Operatori fierak po lufton me vdekjen, e motra përcjell mesazhin prekës

3 Minuta Lexim

Operatori Gentjan Hoxhallari qysh prej dates 5 janar te ketij viti ndodhet ne reaminacionin e Spitalit te Traumes ne kryeqytet, per shkak te goditjes me arme ne rrethana te nje konflikti. Bashkeshortja e tij dhe nje person shoqerues i saj te kerkuar prej policise se Fierit, qysh prej kesaj dite te ndodhise, mbartin pergjegjesine penale per rrezikimin e jetes se 40 vjecarit. Hoxhallari njihet nga punonjesit e mediave dhe gazetaret vendore ne Fier si modeli i nje qytetari korrekt dhe operatori pasionant e i palodhshem. Por jeta e tij tashme ndodhet ne fije te perit per shkak te gjendjes shendetesore e cila ndodhet ne gjendje kome.

Motra e Hoxhallarit ne faqen personale te fb ka publikuar se fundi nje reagim publik, duke shprehur jo vetem ndjenjat per vellain e vet ne gjendje kritike, por edhe vleresimet e saj per raportin prej motre te dhembshur.Ne publikimin e saj shprehet:

“Vëlla i dashur,
Ti je fryma jonë, forca jonë, zemra e familjes sonë. Lufta që po përballon është më e madhe se fjalët, por shpirti yt është më i fortë se çdo stuhí.
Në këtë betejë të rëndë, ti je simbol i forcës dhe kurajos. Çdo frymëmarrje e jotja është një dëshmi e shpirtit tënd të pathyeshëm. Edhe në errësirën më të thellë, ti shkëlqen si një dritë e pashuar që na mban të gjithë bashkë.Lufta jote na mëson se sa i çmuar është çdo moment dhe sa fuqishëm duhet të kapemi pas shpresës. Ti nuk je vetëm, ne jemi këtu për ty, duke u lutur, duke të dashur dhe duke të qëndruar pranë në çdo hap të këtij udhëtimi.
Për ty, vëllai im, babain e një shpirti të vogël që të pret me padurim:
Ti je luftëtari që djalin tënd i ke mësuar dashurinë dhe forcën, edhe kur jeta bëhet e ashpër. Ai pret kthimin tënd, me sytë plot dritë, duke besuar se babai i tij mund të sfidojë çdo stuhi.
Vëlla, të dua me gjithë zemër. Mbaje fort këtë jetë, sepse ajo të përket ty dhe forcës së madhe që mbart brenda. Je heroi im dhe gjithmonë do të mbetesh!”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull