“Ku fle lepuri?”, Dash Sula: Ja pse SPAK-istët ishin problem në listën e kandidatëve për deputet të PD

2 Minuta Lexim

Deputeti i PD Dashnor Sula, ka dhënë arsyet se pse u la jashtë listave nga Sali Berisha për parlamentaret e 11 majit.

Sula tha se PD ndryshoi retorikë për SPAK-un pas arrestimit të Erion Veliajt.

Në një video të shpërndarë në rrjetin e tij social në Facebook, ai rikujton se Berisha ishte pro rikandidimit të prokurorëve të SPAK, teksa tani hedh poshtë kërkesën e tyre, duke theksuar se nuk mund të ndryshojë kushtetuta.

Lidhur me këtë Sula ka ngritur pikëpyetje duke thënë: “Ku fle lepuri?”

Ndër të tjera ai ka theksuar se SPAK është gjëja më e mirë që ka për momentin vendi ynë, duke shtuar se ky institucion duhet të ketë mbështetje nga opozita.

“Ja pse SPAK-istet ishin problem ne listen e kandidateve per deputet te PD.

3-Muaj me pare SPAK nuk e kishte arrestuar Erion Veliajn dhe ne ate kohe  opozita deklaronte pro mundesise se rikandidimit te prokuroreve te SPAK. Tani ka nje ngjarje madhore ne favor, arrestimi i kryebashkiakut te Tiranes por cuditerisht opozita del kunder.

Çmund te mendosh ne kete situate? Ku fle lepuri?!

SPAK eshte gjeja me e mire qe ka per momentin vendi yne. Ky institucion do duhej ta kishte opoziten,  mbeshtetjen me te  madhe por fatkeqësisht kjo nuk po ndodh”, tha Sula.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull