NGJARJE E BUKUR TEATRALE. KOMEDIA ME HUMOR VERBUES DHE ME NJË KAST FANTASTIK AKTORËSH NË DATAT 17,18,19,20 QERSHOR NË TEATRIN KOMBËTAR.
Një punonjës hoteli i përfshirë në intrigat skizofrenike të një psikiatri, me një
sekretare të zhveshur e të fshehur pas perdes së krevatit, zonjë elegante e mbytur në alkool dhe përqafime të paligjshme, profesor i psikiatrisë me fantazi surreale që prish rrjedhën e ngjarjeve dhe polici që hyn në hapësirën e tyre… Dhe e gjithë kjo në një mjegull të krijuar nga puroja e Çurçillit… Orton sjell pasionet, pritshmëritë romantike, fotot rozë, epshet e nxehta, rastet e shpërdorimit të pushtetit, thurjen e marrëdhënieve të çuditshme dhe komplekse të gjashtë njerëzve në një hiperrealitet, përmes një humori që e shoqëron shfaqjen gjatë gjithë kohës.